Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu edhe pse prej disa vitesh jeton në Gjermani është tepër aktiv në skenën politike shqiptare me komentet e tij të vazhdueshme.
Teksa pak ditë më parë akuzoi Presidentin Meta se i ka vjedhur simbolet e Aleancës Kuq e Zi, Spahiu nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka lëshuar mëngjesin e sotëm një paralajmërim të fortë.
Spahiu paralajmëron se së shpejti do të vijë pranvera reale Kuqezi, e cila do të shpërndajë jo vetëm presidencën, por edhe qeverinë, parlamentin e sistemin zgjedhor.
Postimi i plotë:
Pranvera reale Kuqezi do të shpërndajë:
1- Presidencën
2- Qeverinë
3- Parlamentin
4- Sistemin zgjedhor dhe politik
Dimri bardheblu i ngrin në akull të gjitha