Mjeku Tritan Kalo në një status në Facebook shkruan se Shqipëria do ia dalë mbanë edhe me rrezikun e ri që i kanoset prej virusit COVID-19. Gjithashtu ai radhit edhe arsyet se pse Shqipëria nuk është prekur ende nga koronavirusi të cilat janë nga masat për kontrollin e fluksit të udhëtarëve, mungesa në të shkuarën e infeksioneve pararendëse Beta- Coronaviruse, kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe alerti i sistemit tonë imunitar dhe vaksinimi i rregullt i popullatës.
“Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…
1- Rastësi
2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19 si Kina, Itali, Koreja etj
3- situata në përmirsim e Gripit sezonal
4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012)
5- vendosja gjeografike e trevave tona
6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane
7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19
8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën ne ndodhemi….”, shkruan ai.(TemA)