Së fundmi, prokuroria turke ka nisur hetimet ndaj shefit të famshëm turk, Nusret Gökçe pas një ankese të bërë nga një ndjekës i Nusret në Instagram.
Gjithçka nisi kur ky i fundit postoi në rrjetin social një video, në të cilën shfaqeshin pjesët intime.
Ndjekësi shfaqi shqetësimin e tij duke e cilësuar si prishje të moralit të njerëzve, pasi shefi i njohur ka plot 33 milionë ‘folloëers”.
Tashmë, sipas mediave turke, pritet që prokuroria të marrë një vendim lidhur me Nusret.
Kujtojmë që në vendin tonë, shefi i kuzhinës bëri bujë pas publikimit të një video nga një prej restoranteve të tij në Dubai, ku shfaqeshin duke darkuar ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.