Almir Rrapo ka lënë në “tavolinën” e DEA, një “thes” me zullume të Ilir Metës, gati “mandata”
Të bindur, se drejësia shqiptare nuk u afrohet dot as tek makinat kapo-mafiozëve, shtetit, politikës e bizneseve shqiptare, amerikanët kanë vendosur të ndërhyjnë e të veprojnë vetë, për t’i dhënë fund regjimit 26-vjeçar me banda, që kanë ndarë territoret fizike dhe sektorët ekonomiko-financiar në Shqipëri, duke nisur me “bajlozin” e korrupsionit Ilir Meta.
Kjo e tmerron Liken që i çoroditur del nga binarët dhe merr në qafë edhe ato që i shkojnë pas.
Ndërsa ish-presidenti Sali Berisha është përballë “gjyqit” për shumë krime të njohura e të panjohura, nëpërmjet dosjes që ka ofruar Izet Haxhiaj, presidenti aktual Ilir Meta, do ballafaqohet me “Izet Haxhiajn” e tij Almir Rapo, ish-krye-këshilltar kur ishte Ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër, i përzgjedhur prej Metës.
Kujtojmë, që “krye-adjutanti” diplomatik i Ilir Metës, u arrestua më 2 korrik 2010, brenda zyrave të Ambasadës së SHBA në Tiranë, si person në kërkim nga drejtësia amerikane (DEA), për krimet “trafikim lëndësh narkotike; kërcënim, grabitje, rrëmbim personi, vjedhje e vrasje, si pjesë e organizatës kriminale “Krasniqi”, me bazë dhe aktivitet në Staten Island, Queens, në Distriktet Jugore- Lindore të Nju Jorkut, Miçiganit e Konektikatit.
Pas ekstradimit në SHBA, banditi 29-vjeçar i Ilir Metës, krimineli ndërkombëtar Almir Rrapo, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke çuar në qeli të 20 anëtarët e bandës “Krasniqi”, ku bënte pjesë edhe vetë, bashkëpunim që i la masën e dënimit vetëm me 6 vite burg dhe jetë në kushte sekrete, me identitete të tjera.
Me kaq, Ilir Meta prej 8 vitesh ra në qetësi, me mendimin se “Dosja Almir” është hedhur në kosh si dosjet e tenderëve të Tit Vasilit, por ja që DEA nuk harron e nuk nënvleftëson, sidomos për “fekale” si Ilir Meta, të cilët vazhdojnë të trashin zullumet, madje pengojnë e shkatërrojnë reformën në drejtësi, për të mbrojtur krimet që kanë bërë.
Dosje-dëshmia “Almir Rapo” është pjesë kryesore e bashkëpunimit të tij me DEA, brenda të cilës ai ka lënë me zë, me figurë e firmë, gjithë “ditarin” e zullumeve të Ilir Metës deri në vitin 2010, kohë Meta kur ishte bërë kapo i korrupsionit ekonomiko-politik në Shqipëri, në aleancë pushteti me krye-mafiozin Sali Berisha
Dëshmia e Rapos, u prova me faktin, se qysh prej vitit 2000 në moshën 19 vjeçare, ai kishte qenë pjesë kryesore e shumë akteve korruptive e kriminale të Ilir Metës, sidomos i përballjes me skemat dhe bandat politiko-ekonomike, që i rrezikonin nxjerrjen nga pushteti, të cilat sipas Rapos, Ilir Meta i zgjidhte, duke financuar “kulaç” ose “kërbaç”, madje shpesh edhe ndaj strukturave e zyrtarëve të shtetit, që tentonin t’i hapnin dosjet e korrupsionit.
Këto “zgjidhje”, kapobanda Ilir Meta i realizonte me sukses, duke përdorur banda kriminale dhe kamikazë të sprovuar e sofistikuar të llojit “Rapo”, të cilët i maskonte me detyra të larta shtetërore pranë çdo pushteti që merrte, për t’i pasur në përdorim..
Arrestimi i kamikazit Almir Rapo e alarmoi Ilir Metën, prej frikës se në drejtësinë amerikane nuk kishte as Shpresa Beçaj, as Gjin Gjon, as Tom Ndreca, as Zaganjor, as Broc, as Thanza dhe as zagarë të tjerë, që Meta-Berisha i shpërblenin me poste në drejtësi, për t’i mbrojtur, siç ndodhi me video-bllokun, Gërdecin, 21 Janarin etj.
Duhet kujtuar, që për të shpëtuar nga ky siklet me stampë drejtësie “SHBA”, Ilir Meta pëdori gjithë “bajgat” e drejtësisë shqiptare dhe fuqinë e pushtetit të përbashkët me “halen publike” Sali Berisha, për ta bllokuar ekstradimin e Almir Rapos në SHBA, të cilin e vonuan 6 muaj, por nuk e bllokuan dot, mbasi më 24 nëntor 2010, DEA dhe FBI i dërguan ultimatum shtetit shqiptar, t’i jepnin fund lojës për mos-ekstradimin e kriminelit të Likes, si dhe urdhëruan Ilir Metën, të paraqitej urgjent në qendrën e DEA në SHBA, për të dhënë sqarimet e tij, për lidhjet private, që kishte me kriminelin Almir Rapo, i cili sot pas 8 vitesh, do të jetë “Izet Haxhia” i zbardhjes së krimeve të Ilir Metës./Pamfleti