Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, sot do të mbahet manifesti i thirrur nga presidenti në shkarkim dhe penalizim Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që ai e cilëson si grusht shteti. Ky tubim është parashikuar që të nisë në orën 17:00, për të vijuar me një parakalim përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku qytetarët do të lëvizin drejt përkrah institucioneve.
Për këtë tubim ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.
“Turp bashkuar rreth 14 shtatorit, 21 janarit dhe Gerdecit!”- shkruan Koçi në një postim në rrjetet sociale.
Për t’ua sjellë në kujtesë 14 shtatori 1998 kujtohet si një nga ditët më të dhunshme të historisë së Shqipërisë pas rënies së sistemit komunist. Para 21 viteve ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit u shndërrua fillimisht në një protestë të dhunshme të Partisë Demokratike dhe më pas në një tentativë për grusht shtetit për të rrëzuar qeverisë socialiste të Fatos Nanos që ishte në pushtet.