Biznesmeni Sait Fishta, një nga të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”, bashkë me botuesin Henri Çili, mësohet se sot është sëmurur dhe është shtruar në spital.
Bëhet me dije se biznesmenit do ti komunikohet masa e sigurisë ditën e nesërme brenda ambienteve të spitalit.
Biznesmeni Sait Fishta ka garuar si kandidat për deputet në siglën e disa partive në vite të ndryshme elektorale në zonën e Shkodrës.
Ai rezulton i dënuar më parë për akuzën e ndërtimit të paligjshëm në tokë publike të 9 objekteve pallate në zonën bregdetare të Velipojës.