Italia është shndërruar në një vend “non grata”, për momentin, për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit në vend, por dhe në shtete të tjera ku origjina është po ky shtet.
E para që ndaloi fluturimet ishte “American Airlines”, më pas “Turkish Airlines”. Prej rritjes së bilancit të epidemisë, fluturimet për dhe nga Italia u anuluan nga kompania ajrore turke, duke nisur prej 1 marsit.
Orët e fundit edhe “American Airlines” anuloi fluturimet nga dhe për Milano, “Malpensa”, për dhe nga aeroportet e Nju Jorkut dhe në “JFK”, në Majami, deri më 24 prill.
Por, nuk janë të vetmit. Izraeli, Kape Verde, Xhamajka, Jordania, Arabia Saudite, Bahreini, El Salvadori, Fixhi, Iraku, Kuvajti, Libani, Madagaskari, Mauritius dhe Turkmenistarni ua kanë ndaluar hyrjen italianëve, ose atyre që kanë qenë në Itali në dy javët e fundit.