Në një artikull të botuar më 22 gusht 2001, është publikuar deklarat e ish kryeministrit Sali Berisha i cili shprehej se mbi Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, rëndojnë dy v.arre dhe dy k.rime të fshehura pas malit të Dajtit.
Më tej, Berisha theksonte se nuk do të ishte e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylltë jetën e tij pas hekurave të b.urgjeve.
Mes të tjerash në këtë artikull të publikuar nga RD, thuhej se “Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë”.
“Për PD Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të d.rogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.
Në historinë e vendit ky mbeti njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit në trafiqet e skllevërve të s.eksit, të fëmijëve, të d.rogës dhe të a.rmëve.
Për PD dhe shumicën e shqiptarëve beteja kundër trafiqeve është detyrimi i tyre madhor për një të ardhme tjetër si shoqëri e qytetëruar, si shoqëri e respektuar.
Ai është v.rasësi dhe t.erroristi i opozitës, është njeriu që urdhëroi hedhjen e g.ranatave mbi gjimnazistët në Tropojë, njeriu që t.orturoi e b.urgosi qindra kundërshtarë politikë, është njeriu që ndërtoi pushtetin e tij mbi k.rimin, trafiqet, korrupsionin e organizuar…
Meta përfaqëson v.rasësin e vërtetë të fjalës së lirë, është simbol i injorancës njerëzore, i tmerrit nga fjala e lirë.
Ky është kryeministri i parë në historinë e pluralizmit që me taksat e shqiptarëve blen shtypin, blen dhe përdhos fjalën e lirë të shqiptarëve.Meta është njeriu që shndërroi tangjentet në sistem.
Sot, në 20-mujorin e qeverisjes së tij të korruptuar, të autokracisë së k.rimit dhe korrupsionit, çdo sipërmarrës privat që do të fitojë një tender publik, është i detyruar t’u paguajë dy herë nga 10 për qind qeveritarëve të korruptuar të Metës dhe regjimit të tij.
Meta është autori i territ të vërtetë mbi shqiptarët, autori i etjes së vërtetë, i shkatërrimit përfundimtar të furnizimeve me ujë dhe energji elektrike të qyteteve të këtij vendi, është autori i vjedhjes së Thesarit…”, shkruhej në artikullin e botuar nga gazeta Rilindja Demokratike.
Kujtojmë se edhe Basha, kreu aktual i PD ka qenë një kritik i ashpër i Metës për të cilin ka ngritur mjaft akuza. Ndërsa sot PD, me në krye Bashën i është bashkuar kauzës së presidentit duke e mbështetur atë në prostestën e thirrur më 2 mars.