Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me masat më të fundit që janë marrë në vendin tonë për luftimin e koronavirusit.
“MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë e përfundimit të programit të transformimit të plotë të flotës së Urgjencës Kombëtare, si edhe me krenarinë për 45 të rejat e të rinjtë e angazhuar krah për krah me ata më me përvojë, në këtë armatë shpëtimtarësh që në luftën me Armikun e Padukshëm po tregojnë vlerat më të mira të uniformës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.