Nga Rigels Seliman
Në Shqipëri, sidomos kohët e fundit janë shtuar shumë rastet kur disa palaço burra të çfarë do lloj moshe kanë vrarë apo kanë ngritur, madje kanë dhunuar gruan. Në pamje të parë ky fenomen është trajtuar si rast i izoluar, pasi ka ndodhur brenda familjes. Por mua nuk më intereson fare se ku ka ndodhur apo çfarë ndëshkimi shembullor i pret autorët e këtij krimi që për nga përmasat është tejet i rëndë.
Unë si qytetar, bashkëshort, baba, bir edhe vëlla jam shumë i shqetësuar që ky fenomen po lulëzon në vendin tonë. Dhe në këtë rast fajin këtu nuk është i shtetit apo i legjislacionit, pasi të dy këta komponentë janë në këmbë e vigjilentë dhe nuk shtihen në fall se ka palaço burra që do kalojnë në ekstrem duke vrarë apo dhunuar gratë.
Kjo është çështje ndërgjegjie dhe pikë së pari ka ardhur koha që të protestojmë fort kundër këtij fenomeni, në mënyrë që meshkujt palaço që iu duket vetja superior ndaj femrave, të kutpojnë se ata janë realisht mjeranë krahasuar me to. Ka ardhur koha që shoqëria shqiptare të ngrihet dhe të syrgjynosë, madje të flakë tej e të shkelë me këmbë mentalitetin maskilist në Shqipëri.
Ne kemi shumë nevojë që të përmbyset egjemonia e meshkujve dhe pse jo në barazinë gjinore sa i takon vendimarrjes 51% të ketë të drejtë femra dhe 49% meshkujt. Kjo është një strategji ideale, falë të cilës duhet të aplikohet edhe në raportin burrë-grua. Mirëpo, përpara se të vijmë tek ky plan emergjent, më duhet të them dy fjalë për dy ngjarje që tronditën qytetin e Rrëshenit dhe Durrësit, ku dy palaço meshkuj ngritën dorë mbi gratë, duke i vrarë ato.
Nuk më intereson arsyeja që i shtyu këta pseudo meshkuj që të kryejnë krimin. Më vjen shumë keq dhe ndihem i revoltuar që në vitin 2020, habitati jonë ka meshkuj apo burra që nuk dinë të trajtojnë dhe respektojnë femrën. Përpara se këta palaço të ngrejnë dorë mbi femrat, duhet të kuptojnë që ata kanë ardhur në këtë jetë fal tyre.
Ndërkohë, e rëndësishme është që këta palaço meshkujsh që guxojnë dhe vënë dorë mbi femrën, duhet të kuptojnë se ata nuk po vënë dorë mbi atë, por në këtë rast po vënë dorë mbi Zotin. Po, po mbi Zotin, pasi femra është më shumë se Zoti, ajo është jetë dhe pasuri që meriton vetëm respekte dhe dashuri.
Por që të vijmë tek ky realitet duhet edhe pak punë, në mënyrë që agresorët meshkuj të marrin dënimin e merituar. Ka ardhur koha që të ashpërsohen ligjet për kësisoj krimesh, edhe pse për hirë të së vërtetës ato janë model. Nga kjo pikëpamje shoh që edhe shteti është vënë në lëvizje për të parandalur dhe luftuar këtë fenomen, sikundër është dhuna ndaj femrës.
Piketat e para i hodhi dje zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, e cila mblodhi strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shteti për të nisur një proces të forcimit të mëtejshëm të masave për dhunën në familje. Zonja Kuko u shpreh qartë dhe prerë kur zbuloi se ajo dhe qeveria ku bën pjesë do të ashpërsojnë edhe më tej masat për të parandaluar këtë fenomen, ndërsa zbuloi se pjesë e kësaj paketës do të jenë shumë institucione, duke filluar nga gjykatat dhe prokuroria deri tek media e shoqëria civile.
Pra, ne sot më shumë se kurrë në Shqipëri kemi nevojë për kësisoj nismash, në mënyrë që të parandalojmë sa mundemi dhunën ndaj grave. Kështu që, mesazhi im për të gjithë meshkujt palaço që ngrejnë dorë ndaj femrës është: “Femra është jetë dhe pasuri, duaje atë o idiot”.