Një shkencëtar rus ka thënë se fundmi se aktiviteti i njerëzve dhe ndryshimet klimatike që vijnë prej tij po shtyjnë arinjtë polarë drejt kanibalizmit. Shpimet e naftës dhe të karburanteve të tjera fosile, afrimi i industrive drejt habitatit të kafshëve janë mes arsyeve që arinjtë polarë dhe kafshë të tjera të Arktikut po hanë njëra-tjetrën.
Ato po detyrohen të zhvendosen nga zonat tradicionale të gjuetisë në tokë prej mungesës së ushqimit.
Aleksander Mordvintsev thotë se rritja e numrit të incidenteve të kanibalizmit vjen nga afrii i aktivitetit njerëzor në ‘shtëpinë’ e arinjve polarë teksa terrenet e tyre të gjyetis ëpo shndërrohen gjithnjë e më shumë në impjante të kërkimit të naftës e gazit. “Gjirtri i Ob ka qenë gjithmonë një terren gjuetie për arinjtë polarë, por tani gjatë gjithë vitit akulli është i thyer”, thotë ai për zonën e gadishullit Yamal.
Një tjetër shkencëtar rus Vladimir Sokolov, i cili ka drejtuar shumë ekspedita në Arktik, thotë se këtë vit arinjtë polarë janë prekur më shumë nga i pazakontë i ngrohtë në ishujt veriorë Spitsbergen.