Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali teksa ka mbajtur një fjalim në Kongresin e Partisë Socialiste ka hedhur akuza edhe ndaj presidentit Ilir Meta,i cili prej kohësh po e cilëson mazhorancën si një forcë politike që po bën grusht shteti.
Spiropali duke iu referuar opozitës ka thënë se ata e shohin Shqipërinë si një instrument për partinë e tyre, për klanin e tyre, për veten e tyre. Spiropali shtoi se Shqipërisë dhe Edi Ramës i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende ku iu dha ndihmë 1.15 miliard euro për rindërtimin, por tani që Shqipëria pret me shpresë fillimin e bisedimeve, për çeljen e negociatave, kanë nisur ti ngulin sërish thikën pas shpine.
“Reformat shtetndërtuese, me kryefjalë Reformën në Drejtësi, që po nxjerr në rrugë jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, por edhe mbrojtësit e sistemit me Kushtetutë në dorë, me helm në gjuhë dhe thikë në dorë për t’ia ngulur edhe njëherë pas shpine Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë, qeverisë së saj dhe Kryeministrit Rama i është bërë një deklaratë e pabesueshme mbështetje nga mbi 100 vende përfshirë shumicën e vendeve të BE për rreth 1.15 miliardë për rindërtim e Shqipërisë pas pasojave të tmerrshme të tërmetit të nëntorit.” është shprehur Spiropali.