Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste, foli për shumë tema të nxehta, por sapo na prezantoi me një risi të re, fjala është për aministri për të gjithë emigrantët. Rama bërë me dije se të gjithë emigrantët që nuk e kanë deklaruar pasuritë e tyre që kanë vënë jashtë Shqipërisë, do të kenë mundësi ta bëjnë.
“Goditje lugësh në tenxhere bosh”, Rama shigjeton dhe i jep ‘goditjen’ e fortë presidentit, flet për thirrjen e 2 mars: Do bëjë besëlidhjen e dytë. Konkurrentët, katandisur si karikaturat e vetes së tyre
Rama u shpreh se për një kohë të caktuar të gjithë do të kenë mundësi t’i legalizojnë paratë e tyre, nëse nuk e bëjnë brenda afatit sërish do të konsiderohen pjesë e KÇK-së.
“Shumë njerëz janë shqetësuar nga OFL-ja sepse nuk e pranojnë se ku mbaron OFL-ja. Sa kursime emigrantësh rrinë nën jastëk dhe nuk hynë dot në bankë? Sa prej tyre mund t’i kapi ligji pavarësisht që s’kanë punë me të? Nuk mund të paguajmë për arsimit dhe vajzat që mësojnë të shohin jashtë shkolle, dhe të shohin në timon një injorant. Shqipëria nuk ka shumicë kriminelësh apo hajdutësh. Shqiptarët kanë punuar emigrant dhe kanë punuar si skellvër. Do të lancojmë një amnisti me afat të kufizuar që të gjithë të deklarojnë paratë dhe t’i fusin nëpër banka. Të gjithë ata që nuk i kanë paratë me krim. Po mbaroi afati pastaj je tek OFL-ja,”-tha Rama në fjalën e tij.