Në vijim të një prezantimi ndryshe në publik, i kuruar për të qenë së më i ri, më sportiv, më praktik, më komunikues, më afër me njerëzit, kreu demokrat Basha u shfaq ndryshe mes të rinjve të degëve të PD-së në Tiranë, duke organizuar me ta një kampionat kalçetoje me qëllime bamirësie.
“Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie, nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Basha, duke prezantuar dhe foto nga aktiviteti.
Por në njërën prej tyre, shfaqen dhe bluza me mbishkrimin politik “Rama ik”.
Ndërkohë, po për pasojat e tërmetit, ky i fundit arriti të mbledhë nga donatorët shumën e 1 miliard e 150 mijë eurove, të cilat do mundësojnë rindërtimin e shtëpive të shembura.