Lidsi i Marcelo Bielsës ka marrë një fitore me goleadë ditën e sotme, teksa ka shkatërruar me shifrat 5-2 Njukastëllin.
Një ndeshje e çmendur kjo ku skuadra e trajnerit argjentinas nuk e ka ulur aspak ritmin edhe në minutat e fundit, atëherë kur ka shënuar 2 gola të tjerë. Vend në listën e golashënuesëve ka pasur edhe për një shqiptar.
Bëhet fjalë për Ezgjan Alioskin, i cili me një sprint të pandalshëm që nga mbrojtja e tij, kap në kundërsulm Njukastëllin dhe tund rrjetën në minutën e 85. Festa është e gjitha e tija, pasi lojtari shqiptar që luan për Maqedoninë e Veriut shijon golin e parë në Premier League.
https://twitter.com/i/status/1339297253203337226