I dënuar me dy vjet burg për “kallëzim të rremë”, si aktrues i zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja” dhe i liruar së fundmi nga gjykata pas shlyerjes së dënimit, Fredi Alizoti referuar provave të grumbulluara nga Prokuroria, rezulton të ketë pasur komunikime të herë pas hershme me Ervin Salianjin, Florenc Hoxhën, Erzen Berçanin, Sali Lushën dhe Albert Veliun, personin kyç në inskenim.
Më 27 shtator 2018, ora 19:10, në mënyrë që t’i shpëtonte dënimit, Alizoti ka zgjedhur të tregojë të gjithë skenarin e përgatitur në PD për të realizuar një material fiktiv ku më vonë të pretendohej se është zëri i shtetasit Geron Xhafaj, vëllai i ish ministrit të Brendshëm.
Gazeta “Dita” ka publikuar përgjimet.
“Biseda është e njëjtë me atë që është bërë publike në media. Në këmbim të këtij rregjstrimi, do të merrnim 200.000 euro të cilat do i ndanim përgjysëm. Sipas Albertit këto para do t’i jepte Ervin Salianji kur biseda të shfaqej ne televizion. Ne dhe para bërjes publike të përgjimit shkonim tek selia e PD-së ku veç të tjerash Alberti takonte Ervin Salianjin, ku takoheshin veçmas….Babalja më prezantonte si kunatin e tij”, rrëfente Fredi Alizoti para grupit hetimor.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe djalit të tij me nr tel (565), datë 24.05.18, ora: 13:11:31
AV: Baba, per nje ore e gjysem baba do vish te PD-ja
Djali: Si si?
AV: kur te themi ne per nje ore e gjysem do vish te PD-ja
Djali: vetem?
AV: ma jep pak Fredin
Djali: Fredin? Po dale, se eshte ne banjo. Te kaloj une tani
AV: e mire do vini te dy bashke do merrni taksi do vini te dy bashke
Djali: ok hajd
AV: hajd per nje ore e gjys te mar ne telefon hajd
Por lidhjet e Alizotit me PD i fakton edhe një bisedë e tij me Erzen Brecanin, ish zëvendës drejtor i Policisë së Tiranës dhe i lidhur ngushtësisht me “selinë blu”. Si një njohës i vjetër i këtyre çështjeve si dhe kontrollit të tabulateve telefonike, Berçani ka qenë i kujdesshëm në komunikimin e tij prej 8 minuta e 20 sekonda, duke mos dhënë shumë detaje, megjithëse shfaqet qartë se ai është në brendësi të të gjithë skenarit.
Në këtë bashkëbisedim të dates 29.05.2018, Alizoti duket se shfaqet nervoz për faktin se nuk i është mbajtur premtimi i dhënë për pagesën dhe paralajmëron se nëse ai flet “përmbyset bota”.
Alizoti sqaron ndër të tjera se çdo gjë është fallco dhe sqaron se babalja ka fol edhe për shokun e vetë për shpërblim.
Nga ana tjetër, Berçani duke e konsideruar në bisedë si “vëlla” e këshillon që t’i drejtohet Florenc Hoxhës dhe kryedemokratit Lulzim Basha për të fituar të drejtën e premtuar.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Erzen Brecanit me nr tel (000), më datë: 29.05.18, ora: 21:00:02:
FA: o Zen
EB: e vlla
FA: O Brecan e vlla e Brecan
EB: Cuni eshte larg osht larg o ne Durres e nuk ka ardh ala ne Tiron e nuk kam kujt ti them me te sjell ja 30 mije lek skam kujt ti them ne bote
FA: e vlla?
—
EB: Qe me ardh cuni ne Tirane I themi ti japi 30 mije lek njeri tjeter nuk kam kujt ti them
FA: Rrofsh faleminderit – ej o vlla te kam borxh e po e pres se jam jashte per koke tende per shpirt tend po e pres e
—
EB: …por ai qe u ka premtue ca u ka thane duhet tu rri te kambëtt e me ja marr
FA: Nuk kemi marr asgje akoma…
EB: … une nuk merrena me kto gjona nuk I kam qef fare ke parasysh
EB: Edhe babalja kur ka fol per shokun e vet…ka fol me te
EB: …ska arsye me hy ne kto pune thashe se jane ndrysira te gjithe nuk I njef ti thashe
EB: …pse nuk shkoni perderisa ju ka mar ai Flor Hoxha kush I ka Lulzim Basha mere e coje atje a ju ka morr Flori?
EB: Se ca ju rrejn juve ca ju thojne u premtojne une jam kundra tyre nuk ka
EB: Jane mashtrusa
FA: …po te hap une thesin mbraon cdo gje i q*het motra
EB: po jo me vlla cben kjo pune sma nin
EB: I thashe une ctu ka dash ty me hy ne kto pune I thash…
EB:: … per shokun tend thash nuk ke nevoje me fol bam bam per mu shko ne prokurori masanaj shko neper partira neper lesh e neper
FA: … nuk kam marre nje lek vllai
EB: ne qofte se i ka hy per lek ka bo gabimin me te madh e mo e shoku jem po ca boni e burr
EB: Ne qofte se ju ka premtu kush leke mos e cani k*** shko thuni n aka pemtu leke X e Y e mos u merr me
FA: Jo me se me premtuan dicka ketu…
EB: E une nuk e kam parasysh une nuk merna me njerez qe nuk kane nuk kane bese
FA: …ato qe jane premtuar nuk kam marre asgje edhe une nje llaf tani permbyset bota kthehet nga e para e del cdo gje fallco
EB: Po ne qofte se jane fallco nxirri e vlla fallco cme plasi
FA: Jo fallco jane Fallco po ta them me shpirt
EB: …mos i bini ne qaf njerzve kur jane fallco mos i bini ne qafe njerzve kote vlla
EB: …vetja I thashe ke hi i mer ne qafe robt kot, me i bo letrat per azil nuk e di se si i boni kto pune
Ndërkohë, në dëshminë e tij në prokurori, Berçani ndryshe nga biseda telefonike e konsideron Alizotin si një ish kontigjent kriminal që i ishte afruar për t’i marrë para. Ndërsa në dëshminë e dhënë më vonë gjatë seancës gjyqësore në 17 korrik 2019 ai sërish përpiqet të deformojë konteksin e bisedës duke u distancuar nga historia “Babale”.
Bashkëpunimi me Florenc Hoxhën
Nga ana tjetër, një tjerër person kyç në të gjithë çështjen është Florenc Hoxha, ish-kryetar i Inspektoriatit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ish drejtor i policisë bashkiake në Tiranë i cili është edhe një nga njerëzit më të besuar të kryedemokratit Lulzim Basha.
Edhe pse ka stepur në komunikimet e tij pasi ngjarja është bërë publike dhe pasi organi i akuzës kishte nisur hetime, Hoxha gjithësesi i është përgjigjur telefonatave të Alizotit i cili përveç parave të premtuara i ka kërkuar edhe siguri dhe strehim.
Në një nga komunikimet elektronike që mban datën 5 qershor 2018 ora 21:05, ai ka telefonuar Hoxhën të cilit i ka kërkuar një takim dhe ky i fundit ja mundëson për të nesërmen ne selinë e Partisë Demokratike dhe kujdeset për strehimin e tij te banesa e Sali Lushajt, një tjetër personazh i implikuar në këtë ngjarje i cili veç të tjerash ka shërbyer edhe si truprojë e ish kryeministrit Sali Berisha.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Florenc Hoxhës (289), datë 05.06.18, ora: 21:05:29
FH: …nuk ashtu dot jam per ne aeroport po neser ne oren 9 te PD-ja takohemi
FA: mire ne rregull… si keni marr masat mire ku do rri sonte ?
FH: ku do rrish sonte?
FA: po?
FH: po fol me Saliun mos ashtu rri ke Saliu sonte rri ke Saliu sonte fol me Saliun njehere
FA: mire ne rregull
FH: e se e mar une ne telefon mire
FA: mire hajde
Fill pas kësaj bisede, Alizoti ka marrë në telefon menjëherë “Babalen” ku i ka treguar se ka komunikuar me Florenc Hoxhën dhe se ai e ka adresuar te Sali Lushaj si dhe i ka premtuar se do ta takojë të nesërmen në selinë e Partisë Demokratike për të përfunduar likujdimin sipas dakordësisë fillestare.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Albert Veliut më
datë 05.06.2018, ora 21:28:23:
FA: te mori n etelefon ai?
AV: kto jane te degjeneruar e vlla po e di une ca tju bej juve une po e di une ca duan ata
FA: me tha mua po prit e degjo me tha mua jo jam ne aeroport I thashe une jam jashte skam as leke per hotel
AV: takohemi neser tha?
FA: neser ne ora 9 tha e ka fajin ai duhet ti japi ultimatum ai thuaji atij ti japi ultimatum
AV: Po po ske ce do vete neser une atje do flas gojarisht me ate
FA: ne ora 9 ore une e bej dhe ndryshe e kupton ti
AV: e di une te marr vesh vllai jot te mar vesh po cke mos u merzit
Pak më vonë, nga frika se mos Alizoti do të tregonte lidhur me skenarin e sajimit të një përgjimi, ai e ka kontaktuar sërish ku i ka thënë:
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe Albert Veliut më
datë 05.06.2018, ora 21:33:45:
AV: o re vlla ca ben ti?
FA: ca do bej po rri ktu te Sala
AV: po mire e neser ne mengjes mere salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti mos te flas shume ne telefon te kam vlla dhe une jam i shqetesuar e beson qe po ha buke azili po ha buke azili me vdekshin te dy djemte
FA: se ve ne dyshim
AV: presionin beja pa merak po do ta mar une mos ki merak ti neser pa merak neser qe ne mengjes mos e vri mendjen
FA: mua me tha qe do takohemi atje dhe nga krahu tjeter me tha jam ne aeroport
AV: nuk prish pune neser do mbarosh pune gjalle a vdekur mos e vrit mendjen hajd te fala sales e te gjitheve.
Edhe pse Florenc Hoxha, i është përgjigjur në vijimësi telefonatave, ka ofruar strehim dhe i ka siguruar takim në “selinë blu”, në dëshminë e tij në prkurori më 17 tetor 2018 deklaron se është takuar me të por sipas tij nuk e ka përfillur, çka bie në kontraditë me komunikimin elektronik.
Koordinimi i Sali Lushajt
Bazuar në të gjitha përgjimet elektronike të zbardhura nga prokuroria, Sali Lushaj apo siç prezantohet ai “babai i Stresit”, këngëtarit të muzikës rep, ka ofruar një kontribut të rëndësishëm në koordinimin dhe akomodimin e shtetasve Albert Veliut dhe Fredi Alizoti.
Më poshtë po përcjellim një cikël komunikimi mes tyre ku diskutojnë lidhur me inskenimin e përgjimit dhe mos përmbushjen e premtimit për pagesën prej 100 mijë eurosh.
Alizoti nga ana tjetër, tregon haptas se bëhet fjalë për një mashtrim publik.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe
Sali Lushës (771), datë 07.06.18, ora: 12:44:31:
FA: E Sal ca po ben
SA: Ca bone? E vlla ckemi
FA: hic ej me ashtu neser prap mua atje te vendi me thane per neser prape atje
SA: ou! po hajd ca ke me bo
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe
Sali Lushës (771), datë 10.06.18 ora: 09:30:15
FA: he daj?
SA: ku je mer ca po ben?
FA: mire ckemi? E ca po ben ca thojne kto vlla?
—
FA: ne sdo mbajme ate ne kurriz une i dola borxhit
SA: jo jo sdin ca shkrujn
FA: e po mire te bejen ca duan te shkrujane ca te duan e kane marr kta te tjeret e ka marr ai muhabeti qe te thashe une
SA: Ca vlla ca u bo?
FA: e ke parasysh ai muhabeti?
SA:: he?
FA: ai qe e ka shpine aty
SA: ku?
FA: aty te vendi
SA: po
FA: e kapa ate une kapa ate
SA: e ca ka?
FA: po te shikojme e ke parasysh vete ti
SA: jo vlla sdi gjo une
—
FA: ke fol me ate?
SA: jo jo
FA: e une fola nje dite foli si gangster ai e kupton ti kot mashtrime gjera kot ej
SA: he
FA: une kam rrugen time e ke parasysh une i dola borxhi me la rrugeve ke parasysh vete ti me kupton vlla
SA: jo vlla jo ju I dini vete punet e juja
FA: ti na ke mbajt me buke, faleminderit
SA: po jo re ska problem
—
SA:: Po jo ore – po dhe ai trapi ne qofte se i ka nhy ktyne budalleqeve gabim k abo
FA: po po po
SA: hajde ne rregull shnet
FA: ai i hyri budalleqeve me la dhe rrugve mua vari k* po hajde
SA: hajde hajde
FA: une si kam faj e vlla kupton ma beri ja bera
SA: hajde hajde
Këto janë vetëm disa nga telefonatat që shtetasi Fredi Alizoti ka kryer para dhe pas publikimit të materialit nga ana e Partisë Demokratike. I gjendur përpara një situate ku funksionarët e Partisë Demokratike ishin distancuar për shkak të frikës që kishin nga nisja e hetimeve dhe zbulimit të “skenarit”, ai vendosi që të shkojë në polici ku u vetëdorëzua duke treguar versionin e ngjarjes.
Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotit (091) dhe personit me nr. tel (189), datë: 15.06.18, ora: 18:23:15:
FA: e moj ca po ben?
+189: e po rri po degjoj lajmet
FA: e degjova une – babalen e degjova moj tani do i dalin tera avash avash
+189: tani do i dalim te tera ne shesh atij jane gegjeshtrat e babales
FA: po do i dalin te tera do e marin nga koka do e bien
+189: po ty nga do te marin nga kembet ty?
FA: hajde
+189: hajde naten naten
Dëshmia fundosëse në Prokurori
Ndërkohë, më 11 tetor 2018, ora 12:45, ai është marrë sërish në pyetje nga Prokuroria ku sqaron skenarin e përgatitur në selinë e Partisë Demokratike për të realizuar një bisedë me Albert Veliun dhe për të imituar zërin e Geron Xhafajt. I zhgënjyer nga pagesa e munguar dhe siguria, ai vendosi të tregonte gjithçka para grupit hetimor.
Më poshtë po përcjellim për herë të parë deklaratën e transkriptuar :
Prokurori: Në këto momente po ju tregojmë një video rregjistrim….
Alizoti: Po e pashë videon që sapo me treguat dhe ai preson që është përball kamerës jam unë.
Personi tjetër është një shtetas që unë e njoh me emrin Florenc por që nuk ia di mbiemrin ose që e thërrasin doraci dhe që është nga Tirana. Alberti më ka prezantuar aty si kunatin e tij. Ai më porositi që kur të vinin personat që takoheshin me të, unë të largohesha pasi ai donte të bisedonte vetëm me ta edhe herë të tjera kur shkonim te PD ndaheshim, uleshim në të njëjtin lokal por uleshim në tavolina të ndryshme. Në këtë takim me Florencin, Alberti i thoshte se donte lekët diku ka përmendur shprehjen ‘’bëra punën më duhen leket’’. Në një rast, kur në ishim në Tiranë, para se të publikohej video, Alberti ka shkuar në selinë e PD dhe ka takuar Salianjin dhe i kishte marrë atij 150.000 lekë dhe mi tregoi mua duke i numëruar. Ai i ka marrë dhe herë të tjera lekë Ervin Salianjit në shuma prej 80.000 në një rast dhe 100.000 në një rast tjeter. Këto raste i kam parë pasi Alberti mi tregonte dhe më jepte dhe mua një pjesë të tyre.
Prokurori: A e njihni shtetasin Ervin Salianji?
Alizoti: Po e njoh. E kam takuar vetëm një herë te kafja e PD sa i dhashë dorën ku Alberti më ka preznatuar si kunatin e tij.
Prokurori: Kur është realizuar kjo video me shtetasin e njohur me emrin Florenc?
Alizoti: …Gjatë kohës që ai kishte shkuar në Kosovë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që pjesa ime e lekëve ishte tek Florenci dhe të shkoja e ta merrja. Florenci ka premtuar se do të mi jepte lekët dhe unë u gëzova dhe fillova të them ato që shfaqen në video. Pas kësaj bisede ai me ka thënë që nga ora 10 deri ne 12 të natës do të më merrte ne telefon se ku duhet të shkoja të marr leket. Unë nuk i besova dhe me thënë të vërtetën u tremba se nuk do me jepnin lekët por do të më vrisnin.
Ndërkohë, më 23 shtator 2019, shtetasti Fredi Alizoti para trupit gjykues ka rrëfyer pritjen që i është bërë nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe ish deputeti Ervin Salianji. Ai rendit edhe detajet e planit të “selisë blu” për fabrikimin e zërit të Geron Xhafajt.
Tabulatet e zbardhura telefonike, dëshmitë në prokurori dhe gjykatë, kanë zbardhur plotësisht të gjithë skemën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe të jetëzuar nga vartësit e tij në “selinë blu” ku qëllimi kryesor ishte futja në kurth e ish ministrit të “Brendshëm” dhe ish kreut të Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj.