Dje disa nga protestuesit e ardhur nga Bathorja filluan të dëmtojnë semaforët dhe veturat e parkuara në Bllok.
Kjo zgjoi alarm tek Bilushi i Metës, i cili nisi menjëherë një skuadër të ruanin dyqanin e Karminës, i cili ishte dhjetë metra larg vendit ku u thyen xhamat e një makine.
Bilushi mori në telefon njërin prej djemve që kishte marrë përsipër thyerjen e makinave në Bllok.
-Më thuaj pak ku je?
-Përballë këtij pallatit që rrotullohet është një dyqan sufllaçesh.
-Ok dakord. Bëj kujdes aty. Ecni tek rruga lart, jo tek rruga përballë.
-Jo or ti se pa ma dhënë dy sullfaçe ku jam, ka ja thyej dyqanin.
-Mirë po kujdes në fund të rrugës se është një dyqan, “Delirum”, mos e sulmojë njeri.
-Jo or taj e pash atë. I kishte rroba për gra, sum hyn në punë. Ishte një më lart më i mirë.
-Po kujdes se mos e thyen njeri, se edhe ai është njeriu ynë.
-Jo or taj se nuk e lëm me thy ne. Po kush o ky që e ka dyqanin?
-Eshtë çuni i Doktorit.
-A, thashë se ishte i LSI mo burrë. Pse dhe dyqanet e PD do ruajmë ne?
-I kemi aleatë. Duhet t’i ruajmë dhe ata.
-Po ky dyqani në krah i kujt është?
-Jo, as atë mos e prek, se e ka një shoqe e Monës, të lutem ikni andej.
-Po ku të shkojmë mo burrë. Kjo e Karminës, kjo e Monës, ky klubi i Zenit, kjo vilë e Lirit.
Ne ça do hamë ne? A na thatë futjuni Bllokut bëjeni tokë.
-Po, por semaforët dhe dritat, jo objektet, se janë tonat.
-Po mire, po shkojmë andej nga Farka se na kanë thonë janë ca me lekë që kanë vila.
-Jo atje, se janë tanët.
-Po ku me shku mo burrë. Në Lalëz janë tanët, në Farkë janë tanët, në Ceret janë tanët, ne ku do shkojmë?
-Me qetësi vëlla, se do gjejmë diçka dhe për ju, por meqë je aty kujdes dyqanin e Karminës, se ca nga këta mashtruesit e PS kanë hap llaf që është dyqani i Spiropalit, që ta digjni.