Është ndarë nga jeta mesditën e sotme Nexhmije Hoxha ishte bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha dhe ish-drejtoresha e Institutit të Studimeve Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komiteti Qendror të PPSH-së. E veja e doktatorit u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, në banesën e saj në Laprakë ku jetonte e vetme. Nexhmije Hoxha lindi më 8 shkurt të vitit 1921, në Manastir, qytet shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ajo u njoh me diktatorin gjatë viteve të luftës kur ajo ishte në ilegalitet në një nga shtëpitë e Tiranës. Në kujtimet e saj është shprehur se ishte ai që e përzgjodhi për të qenë krah tij në ato vite. Ka njekur shkollën e vajzave “Nana Mbretreshë në Tiranë: ndërsa përgjatë viteve 1940-1941 ka qenë antare e rinisë fashiste. Nga viti 1941, anëtare e Partisë Komuniste. Pas mbarimit të luftës, Nexhmije hoxha ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme në hierarkinë komuniste të diktaturës, si drejtoreshë e Drejtorisë së Agjitacion Propagandës, Drejtore e Institutit të Studimeve të Marksizëm Leninizmit, apo dhe Kryetare e Frontit Demokratik dhe antare e Komitetit qëndror.
Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Është njohur si njeriu më influencues te bashkëshorti, Enver Hoxha. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. Për çdo vit nostalgjikë të Enver Hoxhës ndonëse të paktë dhe të vjetër në moshë bëjnë homazhe dhe nderojnë figurën e diktatorit.
Ajo ka pasur një ndikim jo të vogël në vendimet e të shoqit, sidomos në vitet e fundit të jetës së tij. Pas vdekjes së diktatorit, ajo qëndroi dhe për pesë vite si anëtare e komitetit qëndror. Më pas në vitin 1991, u dënua me burg për abuzime të fondeve shtetërore përgjatë periudhës 1991-1997. Jetoi deri në fund të jetës, në një banesë të dhënë nga shtetit diku në zonën e Laprakës. Përgjatë gjithë këtyre viteve në hapësirat mediatike që i janë dhënë ka vazhduar të fajësojë bashkepuntorët e fashizmit dhe tradhëtarët e vendit si fajtor për veprat për të cilat janë dënuar si në gjithë botën.