Së fundmi, ka qenë e ftuar në emisionin “E diell” këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Theodori. Ajo ka folur për karrierën e saj artistike dhe mbi jetën private. Gjatë intervistës, Lindita është surprizuar nga djali i saj që jeton në Londër, i cili ka dalë së bashku me vajzën në një lidhje direkte nga Londra.
Në këtë lidhje, djali i ka thënë së ëmës sa shumë e do dhe ka treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkë.
“Do bëj një djalë dhe do e bëj këngëtar si mami Linda”, ka qenë premtimi që i biri i ka bërë këngëtares, e cila është përlotur nga kjo surprizë emocionuese.