E ashpër ka qenë në fjalimin e saj kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cila ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me një deklaratë që ky i fundit bëri se në vend mungon fuqia punëtore. Gjatë fjalës së saj nga një drekë me pesë veta nga Shkodra që ajo e quan tubim i madh, Kryemadhi e cilësoi Ramën një analfabet njerëzor dhe kriminel, ndërsa theksoi se sot rinia shqiptare punon në vendet e Ballkanit dhe jo vetëm për një pagë minimale pasi në Shqipëri nuk gjen dot.
Por Kryemadhi gjatë fjalës së saj duke u munduar të fryjë shifrat ka bërë një gafë. Ajo tha se 500 mijë gramshiotë punojnë në Mongoli, duke e bërë qytetin e Gramshit një qytet ‘super gjigand’.