Etrit Berisha kapiteni i kombëtares shqiptare, nuk po e kalon edhe aq lehtë koronavirusin si shumica e futbollistëve, pasi sëfundmi ai është shtruar në spital.
Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.
“SPAL njofton se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer analiza të hollësishme klinike”, shkruhet ë deklaratën e SPAL.
Urojmë që gardiani i kombëtares kuqezi të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së tij Spal duke e ndihmuar me paraqitje të mira në fushën e lojës.