Kryedemokrati Lulzim Basha nuk e ka mirë punën me shifrat dhe vazhdimisht i kanë hapur probleme. Gafat e Bashës janë kthyer tashmë edhe në meme.
Madje sot juristi Romeo Kara ka sjellë në kujtesë gafën e një viti më parë të kreut të PD, Lulzim Basha. Në ditën e Flamurit, Basha vitin e kaluar ngatërroi datën e ngritjes së flamurit në Krujë.
Nga “Varrezat e Dëshmorëve” në kryeqytet, Basha u shpreh se nderonte flamurin e Kastriotëve, sipas tij i ngritur në Krujë në 28 nëntor të vitit 1944. Kreu demokrat e korrigjon shpejt, por sërish nuk e ka gjetur të saktë, duke gabuar sërish…
“Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944… 1444”, tha Basha.
Mirëpo edhe korrigjimi i Bashës është i pasaktë. Kjo pasi flamuri i Kastriotëve për çlirimin e Krujës është ngritur në vitin 1443 dhe jo 1444 datë e cila përkon me Besëlidhjen e Lezhës.