Gjatë fjalës së tij në Kuvend deputeti i opozitës së re Kostaq Papa i bëri thirrje qeverisë që të shmangë një mbyllje të dytë pasi kjo do ta shkatërronte ekonominë tonë.
Mirëpo gjatë gjallimit të deputetit në Kuvend nuk munguan as gafat. Deputeti Kostaq Papa ngatërroi disa fjalë teksa theksointe se qeveria duhet të bindet nga OBSH për të garantuar një kurim në banesë në kushte të favorshme.
“Ajo që është më e rëndësishme mbyllja jo të shikohet si çështja e fundit, por mos të shikohet fare. Mund të kemi alerinim (alternim) të orëve por asnjëherë mbyllje.
Duhet të tregohemi të përgjegjshëm sepse jemi një popull i vogël sepse një krizë e re do na dëmtonte shumë.
Ju duhet të bindeni nga OBSH. Kurimi në banesë është alarmant. Kurimi në banesë duhet të bëhet në kushte të favorshme.”, tha Kostaq Papa.