Me 152 rastet e konfirmuara, Italia bëhet vendi i parë në Europë dhe i treti në botë me më shumë raste të konfirmuara me koronavirus.
Sipas të dhënave nga “Johns Hopkins University”, Kina është vendi më i prekur, si vatra e shpërndarjes së virusit, me mbi 77 mijë raste, e ndjekur nga Koreja e Jugut, me 602 raste.
Italia, tashmë me 152 raste, sposton në renditjen globale Japoninë, ku rezultojnë të jenë 135 persona të infektuar.