Opozita më në fund ka folur se çfarë do të bëjë për protestën e 2 marsit duke u rreshtuar krah presidentit Meta, si qytetar në tubim. Basha tha se thirrja e presidentit është për të mbrojtur ‘kushtetutë dhe drejtësinë që po kapet nga oligarkët dhe puçistët’.
Sipas Bashës, tubimi i 2 marsit nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë pasi demokracia është në rrezik dhe institucionet po shkatërrohen çdo ditë. Pjesëmarrja e opozitës në tubim do të jetë si qytetarë të thjeshtë dhe një gjë të tillë e tha një ditë më parë edhe Monika Kryemadhi.
Ky qëndrim i Bashës nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në rrjetin social.
Ata shprehen se me këtë lëvizje kryedemokrati Basha do të humbasë pikë.