Në një intervistë për Abc News, zv.ambasadori i OSBE, Robert Wilton thekson domosdoshmërinë esenciale të shoqërisë shqiptare për të ngritur zërin, për të protestues të pavarur nga forcat politike.
Ai gjithashtu rrëfen lidhjen e fortë me letersinë shqipe dhe veçanërisht Migjenin, që e ka përkthyer edhe në gjuhën angleze.
“Shqipëria ka vuajtur shumë në diktaturë ku nuk janë lejuar të shprehen dhe tashmë unë jam pak i befasuar që shoqëria civile nuk është më aktive, nuk është më e e zhurmshme në Shqipëri.
Kam qenë i befasuar se s’ka më protestë… Kemi parë mjaft protesta, por janë aspkete të ngjashem me teatrin, janë performanca politike.
Eshtë si një tur-box kur të dy janë në arenë dhe po luajnë rolet e tyre”, shprehet ai.