Pas lajmit se futbollisti nga Gana që mori shtetësinë shqiptare nga Ilir Meta, për hir të interesit kombëtar, u dënua nga gjykata dhe ka lidhur kontratë me një ekip tjetër jashtë Shqipërisë, Bilushi i Metës doli me një komunikatë për shtyp:
“Të dashur gazetarë!
Lajmi se futbollisti që presidenti i dha shtetësinë shqiptare ka ikur nga Shqipëria, në një ekip tjetër, tregon se presidenti Meta është i pastër dhe nuk e ka bërë për interesa financiare atë veprim.
Duke i dhënë shtetësinë shqiptare një qytetari të thjeshtë afrikan, që kishte dhe probleme me ligjin në Shqipëri, pasi kishte falsifikuar dokumentet personale, presidenti ka treguar shpirtin e tij të gjerë dhe humanizmin që e karakterizon, për njerëzit në nevojë.
Pas shtetësisë shqiptare, futbollisti nga Gana ka të drejtë të udhëtojë pa vizë në Europë, dhje kjo i jep atij mundësinë që të gjejë klube më të pasura dhe më të mira se sa klubet shqiptare.
Të gjithë ata që thonë ku është këtu interesi kombëtar, janë dashakeqë.
Interesi ynë kombëtar është i qartë, pasi në çdo ekip që të shkojë futbollisti, do ketë pasaportën shqiptare si krenari të tij, pasi ajo i ka mundësuar lëvizjen pa viza në Europë.
Ai gjithandej do mburret si pasuri e kombit shqiptar dhe pamvarësisht ngjyrës së tij, ai do na zbardhë faqen kudo që të jetë.
Sot bien poshtë gjithë akuzat që shtypi i Edi Ramës i bëri presidentit, sikur këtë favor e ka bë për Rit Halilin dhe se e ka paguar ai.
Fakti që ai sa mori shtetësinë iku jashtë, lidhet me atë se ai nuk do të shërbejë falas në Bashkinë e Erion Veliajt për të shlyer dënimin.
Meqë LSI nuk ka më asnjë Bashki ku mund të shlyente dënimin, ai iku jashtë.
Me këtë rast shpresojmë të gjejë një ekip me fanella të kuqe, që ai të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi të kombit tonë jashtë Shqipërisë”.