Spartak Ngjela tha në Top Channel se presidenti në deklaratat e tij flet budalliqe dhe se ai mund të arrestohet në flagrancë.
I ftuar në emision nga një studio paralele, Bledar Dervishi, ka kërkuar që të kihet respekt për presidentin.
Më pas ne studio ka plasur debati ku Frrok Çupi u shpreh:
“Servilat e Administratës janë të tmerrshëm. Ty të kanë akuzuar për hajdut.”
Teksa në studio po bëhej debat, Çupi tha për Dervishin edhe që ai ka qenë në burg për këtë gjë.