Juristi Romeo Kara, që denoncoi skandalin e vjedhjes së mbi 400 milion euro nga megaafera CEZ-DIA, nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook, ka bërë publike pak minuta më parë, një ngjarje aspak të zakontë për të.
Përmes një video të publikuar prej tij, shihet qartë se si ditën e djeshme një djal, i cili kalon vetëm pak metra larg tij, e filmon nga pas teksa juristi po ngjiste shkallët për të marrë vajzën e mitur në shkollë.
Kara e ka pikasur të riun dhe rastin e ka publikuar në rrjetin social me një mbishkrim të fortë dhe paralajmërim “për të gjithë ata që i duan të mirën”./Ekskluzive.al
Ky është statusi i juristit
Kjo video eshte nga momenti i djeshem, kur kam qene duke marre vajzen në shkolle. Dikush nga pas me ben cuditshem foto apo filmim.
Gjithshka mund të jete, por nese eshte nga “ata qe me duan të miren” ju them me plot gojen: të me rruani trapin. Me mua nuk do t’a kini kurre të lehte.