Një tërmet i fuqishëm me mangnitudë 6.7 të shkallës rihter është ndjerë sot në mesditë në Greqi dhe Turqi.
Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pak minuta më parë në Detin Egje duket se ka lënë dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit.
Siç shihet në videon e mëposhtme, disa ndërtesa janë shembur, ndërsa dyshohet se ka persona nën rrënoja.
Sipas prefektit të Izmirit, ende nuk ka informacione për viktima, ndërsa shtoi se është ngritur grupi për menaxhimin e krizave.
Bëhet fjalën për zonën Alsancak, ndërsa forca e tërmetit llogaritet nga 6.6 në 6.9 i shkallës rihter. Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Turqisë.