Trageti “Diamond Princess”, i bllokuar në karantinë në Japoni, po shndërrohet në frikën më të madhe që i druhen autoritetet shëndetësore. Janë evidentuar 88 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në 542, më i madhi në një vend jashtë pikës së origjinës, Wuhan-i në Kinë.
Deri tani numri i personave që u janë nënshtruar analizave është 681, ndërsa ai i përgjithshëm i pasagjerëve në bordin e anijes kroçerë është 3700.
Deri tani janë evakuuar 338 amerikanë, të cilët u transportuan me avion në SHBA, mes të cilëve 13 të konsideruar “në rrezik të lartë”. Po ashtu, u evakuuan nga karantina lundruese edhe 22 italianë.