Sali Berisha ka hedhur disa akuza të forta ndaj kryeminsitrit Edi Rama. Berisha tha se Rama është shndërruar në argat të Aleksandër Vuçiç.
Më tej, Berisha u shpreh se Edi Rama është “peng” në beograd. Ai tha se Rama është tradhtar ndaj i kombit, pasi mbështetit idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.
“Ju dhe çdo shqiptar dhe çdo njeri duhet të hap fjalorin për të lexuar përcaktimin e tradhtisë. Në të gjithë fjalorët bien dakord dy faktorë: kur merr pjesë në luftë kundër vendit tënd, dhe e dyta kur ndihmon kundërshtarin tënd kundër vendit tënd. A nuk e ndihmoi ky Vuçiçin për idenë e ndarjes së territoreve. Rama e ka pranuar, është e filmuar, ka mbështetur fuqimisht shkëmbin e territoreve. Deri në vitin 2013 serbët nuk arritën kurrë ta shtronin në tavolinë shkëmbin e territoreve. Boris Tadiç ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se: rajoni i Ballkanit kërcënohet nga nacionalizmat serbe. Edi Rama është pjesë e nacionalizmat serbe. Rama ka sulme shumë më tepër ndaj Prishtinës se sa ndaj Beogradit.
Rama është peng i Beogradit sepse mbështeti dorëzimin e territoreve. Kjo është tradhti kombëtare. Ai mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re me formulën e Mini-Shengenit. Po e përdor mafia e Beogradit si një argat të vetin. E pe si e shndërroi Tiranën për Vuçiçin. Shiko si e priti Aleksandrin dhe si e priti Kurtin.”- tha Sali Berisha në emisionin Tempora.