Kryeministri Edi Rama ka folur për refuzimin e çeljes së negociatave nga Bashkimi Europian. Në fjalën e tij në emisionin “Real Story”, kreu i qevrisë nuk ka lënë që të kalojë rasti pa thumbuar edhe kundërshtarin e tij politik.
Teksa po shpjegonte se Shqipëria, nuk do t’ja hidhte vetëm me 9 kushtet e Bundestagut për t’u anëtarsuar në BE, kryesocialisti hodhi edhe kunjën për Lulzim Bashën.
“Nuk janë 9, janë 900 kushte për t’u anëtarsur në BE. Çelja e negociatave nuk është si tryezat e mia me Lulin, që më duhet vetëm pak orë për ta bindur atë. Negociatat janë kushte, kushte, kushte,”-tha Rama.
Ndërsa deklarata e tij, u prit me batuta në studio, ku analisti Alfred Lela: Këtë e dimë, ke dhënë prova.
Pjesë nga biseda:
Rama: Opozita është e zënë me punë të tjera. Ne oponencë të gjithë procesit do të kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare. Ata nuk i japin grandet dhe kreditë dhe i futëm në një trastë dhe do t’i çojmë tek Partia Socialiste.
Gjekmarkaj: Kur do të nisin të vijnë paratë…
Rama: Sot nga ora 1 e natës…(qesh)
Rama: Unë ulem me Lulin dhe e bind për pak orë. Negociatat nuk janë proces i tillë. Negociatat janë me kapituj. Gjermania jo vetëm do thoshte po, por kancelarja e Gjermanisë e mbajti Këshillin Evropian deri në 4 të mëngjesit për të thënë po. Nga PO-ja e këshillit evropian fillon puna për një konferencë.
Merrni shikoni Serbinë kur ka hapur negociatat. Ne nga kushtëzimet e negociatave të ndërtojmë shtetin funksional. Ju më dukeni mua lule në krahasim me atë që pashë tek debati tjetër ku duket sikur kishte ardhur KÇK-ja.