Sali Berisha u shpreh në një emision se qëllimi numër një i Minishengenit Ballkanik është popullimi i Shqipërisë me serb.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Mero Baze. Ai tha se është i vetmi politikan që ka fëmijët me gjyshe serbe.
“Sali Berisha paska thënë që Minishengeni paska qëllim të popullojë Shqipërinë me serb. Po deri më sot ky është i vetmi politikan që ka fëmijët me gjyshe serbe dmth na e ka rrit popullsinë me origjinë serbe . Kjo nuk i ka sjellë ndonjë problem Shqipërisë se vesin e hajdutit ata e kanë marrë nga i ati”, shkruan Mero Baze në rrjetet sociale.