Rasti i rrëmbimit të Remzi Hoxhës është një nga ngjarjet më të rënda dhe enigmatike të dekadave të fundit.
Por është edhe një nga çështjet gjyqësore më të bujshme në vend; ka pasur hetime, procese, probleme, devijime, në fund është një ngjarje që ende nuk gjendet një njeri i rëndësishëm që është rrëmbyer nga autoriteti më i rëndësishëm shtetëror i inteligjencës.
Të gjitha fakte tashmë të zbardhura. Në këto 25 vjet të kësaj enigme të pazgjidhur, që është trajtuar me hollësi nga media e gazetarë në vend, ka bërë përshtypje se emisionet kryesore të darkës në televizionet tona, “Opinioni” i Fevziut dhe “Open” i Eni Vasilit, vijuan ta trajtojnë këtë çështje sikur nuk ekziston.
Fevziu, në gjithë këto 25 vjet nuk ka bërë kurrë një emision për zhdukjen e Remzi Hoxhës, kur ka bërë puntata për ngjarje të kronikës së zezë, që në fund të fundit, mund të ezauroheshin edhe në edicionet e lajmeve apo emisionet investigative.
E njëjta gjë mund të thuhet për Eni Vasilin, e cila ka trajtuar me detaje raste si Xhensila e Niklës, që në fund është gjallë e tha që nuk e ka dhunuar kush, por paneli mendoi se gënjente.
Po përse nuk e kanë hapur asnjëherë në prime time çështjen më të pazbardhur në historinë 30 vjeçarin e Shqipërisë komuniste? Kur nga aspekti i audiencës, shikueshmëria është e garantuar?
Ardian Hoxha, i biri i Remziut, deklaroi i çuditur se si nuk ishte ftuar asnjëherë nga Blendi Fevziu për të parashtruar e t’i jepte gati faktet që familja kanë arritur të gjejë me vërtetësi absolute. Ose të bënin edhe oponencën e versionit të familjes në fund të fundit?
Janë bërë emisione pa fund për “Babalen”, një makinacion që u duk që në fillim i tillë, pasi asnjëherë nuk thirrej pala tjetër, por vetëm Saljani që kishte kurdisur manipulimin.
U fol, u komentua dhe u analizua si i vërtetë një ngjarje që nuk kishte ndodhur, nuk ishte ngjarje, por sajim, e rasti i i Remzi Hoxhës injorohet për 25 vjet, duke i mohuar opinionit publik një story që e ndjek me kërshëri.
Ja kjo është dyshimi që këta emisione nuk ndjekin nervin e opinionit public, por duan ta orientojnë atë në bazë të disa telave që dikush tjetër i lëviz nga lart, e njerëzit i njohin shumë mirë.
Fundja kështu ndodhi edhe me 21 janarin, kur vrasjen donin t’ja adresonin një burri me çadër, kurse grykat e pushkëve që nxirrnin zjarr nga Kryeministria “s’i pa kush” por u morën me thikat me helm e çadrat pistoletë…/TemA