Në përfundim të Konferencës së donatorëve, Shqipëria arriti të mblidhte për procesin e rindërtimit 1.15 miliardë euro.
Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama riktheksoi edhe një herë se ishte i shokuar nga kjo shumë e mbledhur, ndërsa kur u pyet për integrimin, kryeministri kërkoi kohë.
Rama tha se pas kësaj ditës së sotme, nuk mund t’i kërkonte BE-së të hapte bisedimet as në mars e as në maj.
Mendoni se do kemi një lajm të mirë edhe në mars?
Edi Rama: Jemi ende duke përbrendësuar këtë tronditje mjaftë të këndshme të ditës së sotme.
Kështu që nuk do guxoja të kërkojmë më shumë në mars, në maj apo kurdo, përpara sesa të gjej një hudhër dhe ta vendos në mur.
Kemi këtë traditë të vjetër ne Shqipëri kundër syrit të keq sepse kur merr ke frikë se mos ndodh ndonjë gjë e keqe.
Më lini të gjej hudhër dhe pastaj të mendoj për hapjen apo mos hapjen e negociatave të anëtarësimit, sepse nuk dua të kemi një tjetër mallkim të historisë që vjen.
Për bisedime ne po flasim dhe po bëjmë gjëra të shkëlqyera.