Pas publikimit të listës se 382 “personaliteteve” botërore kanë marrë shtetësi shqiptare me motivacionin se kanë bërë shërbime të veçanta për kombin shqiptar, Bilushi i Metës u shpjegoi gazetarëve disa nga këto arsyetimet:
“1-10 të parët janë shtetas arabë. Ndihma e tyre për presidentin është ndihmë dhe mbështetje financiare për Shqipërinë.
Ata vërtet nuk i lidh gjë me historinë e kombit shqiptar, por ata vetë kanë shkruar një histori të re në ndihmë të presidentit, që është dhe një histori e re miqësie dhe shërbimi për kombin shqiptar.
Pagesat janë në cash, se nuk kanë besim tek sistemi bankar i Edi Ramës.
2-Në grupin e dytë hyjnë disa ndere ndaj personaliteteve shqiptare që kanë gra të huaja, si Ylli Pango, djali i Ylli Ndroqit etj.
Këtë nuk mund ta mohojë njeri, që kanë vlera kombëtare.
3-Në grupin e tretë janë shumica shtetas të Kosovës, që presidenti ka njohje direkte për kontributin e tyre.
Fjala vjen, familja Lluka, e njohur si familja e biznesmenit të madh Ekrem Lluka në Pejë.
Kontributi i tij për çështje shqiptare është i njohur, pasi kur Meta ka qenë kryeministër, Lluka e ka prezantuar me vëllezërit Karic të Serbisë.
Prej atëhere presidentit i ka mbet në mendje ky kontribut dhe ja ka kthye shpërblimin.
4-Pastaj vjen familja Kryeziu, të cilët ja ka pat rekomandu si patriot dhe luftëtarë të çështjes kombëtare, Ramushi.
Dhe e ka siguruar se ata vazhdojnë kontribuojnë për kombin, se votojnë Ramushin.
Në çdo dasëm kanë flamur shqiptar dhe shtijnë me alltia.
5-Në grupin e katërt bëjnë pjesë disa fëmijë të politikanëve të Kosovës.
Dhe kjo ka të bëjë me kontributin që ata japin për Shqipërinë në Kosovë.
Bëjnë çdo gjë që bëjnë fëmijët e politikanëve në Shqipëri.
6-Pastaj vjen fisi Selimi nga Kosova, po ashtu luftëtarë të çështjes kombëtare, për të cilët ka dalë garant sërish Ramushi.
Dhe krejt këngët e Ramushit dinë t’i këndojnë.
7-Familja Grabovci po ashtu është e njohur në kontribitin për zhvilimin e bisedave telefonike në Kosovë.
8-Kemi një grua tjetër familjesh, me mbiemër Krasniqi, të cilët kanë kontribut në udhëheqjen e shtigjeve malore kur presidenti shkon maleve në Kosovë.
Përgatisin dhe flija të mira.
9-Një kontribut të veçantë ka për djalin e Bajram Selimovic, pasi na ka shtruar një darkë në Plavë dhe Guci kur kemi qenë për shëtitje malore.
10-Kim Mehmetin dhe familjarët e tij, për kontributin e shquar në Syri TV.
Nga ana tjetër, të gjithë këta shtetas janë betuar se më 25 prill do të jenë në Tiranë dhe do të kontribuojnë për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura e Edi Ramës.
Ata do të jenë 300 nga 3 milionë ilirët.”
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedIn
Lini një Përgjigje
Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *
Koment