Gazeta “Bota sot” mbrëmë ka raportuar se një s.ulm i dh.unshëm ka ndodhur në familjen e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
Burime nga urgjenca e qytetit thonë për “Bota sot”, se kanë pranuar një rast të dh.unës familjare.
Nga vendi i ngjarjes kanë kuptuar se ky rast ka ndodhur në familjen e Ramush Haradinajt. E d.ëmtuar nga ky sulm ka qenë bashkëshortja e tij Anita.
Të njëjtat burime thonë se fillimisht Haradinaj nuk i ka pranuar në shtëpinë e tij gjithë stafin e mjekëve, ndërsa në fund i ka lejuar vetëm dy prej tyre, për ta mjekuar Anitën.
Të njëjtit staf mjekësor ndonëse e kanë pranuar rastin të ketë ndodhur, nuk janë në gjendje për të dalë publikisht, pasi thonë se ndihen të rrezikuar.
Pas këtij raportimi të ‘Bota sot”, Anita ka reaguar vetëm sot, për ta mohuar rastin. Raste të ngjashme të dh.unës në këtë familje janë përmendur disa herë.
Ndërkaq, ditët e fundit është përmendur edhe një rast i dh.unës nga familja Haradinaj.
Në këtë rast të publikuar nga mediat, thuhet se Ramush e Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rr.ahjen e një punëtori të tyre”.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Por pas dy javësh ankuesi ka shkuar në stacion policor dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet.