Sali Berisha duket se nuk po gjen qetësi nga çështjet e vjetra që i rëndojnë mbi supe. Ai ka folur sëfundmi për zhdukjen e mistershme të biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.
Berisha është akuzuar se ka patur dorë në zhdukjen e tij, pasi Hoxha dispononte videon e takimit mes Berishës, Sllobodan Millosheviç dhe Kiro Gligorov.
Në emisionin “Kojshia Shoë”, Berisha tha se do të donte që çështja e tij të zbardhej.
Deklarata e Berishës:
Kisha pas shumë dëshirë të gjenden fajtorët. Unë jam përpjekur, dhe në të gjitha rastet kam mbajtur qëllimin më serioz dhe më transparent ndaj tij. Atë çka unë ndiej keqardhje është politizimi. Njeriu i parë që më ka ngritur problemin ka qenë Adem Demaçi, dhe sa e ka ngritur ai çështjen unë kam thirrur shefat e policisë, SHISH dhe kam kërkuar të bëhet çdo hetim ndaj tij.
Më vonë, ata që erdhën, Fatos Klosi, nuk bëri asnjë hetim. Ai është një terrorist, ai ka krime gjatë luftës në Kosovë. Ky njeri nuk bëri asnjë hetim. Janë bërë arrestime kryekëput politike, dhe gjykata mbrapa i ka gjetur këto hetime të paligjshme. U tha se ky ka marrë pjesë apo ka qenë në grupin atentator të Gligorovit. Shërbimet e vendeve të rajonit shpenzonin miliona dollarë për mbrojtjen e Gligorovit. Keqardhje që ai nuk është gjetur. Siç duket ai nuk ekziston më, por zgjidhja e problemit është jashtëzakonisht e rëndësishme.