Përfundon pjesa e dytë e ndeshjes që mbyll javën e katërt në Premier Ligë. Liverpuli është shpërfytyruar pasi është mundur nga Aston Vila me rezultatin tenistik 7-2, në fushën e këtyre të fundit.
Një shpërqendrim në mbrojtje dhe një pasim i gabuar i portierit i dhuroi topin ekipit vendas që nuk fali, por shënoi duke përfituar.
Ollie Watkins me 3 golat e tij, përkatësisht në minutat 4’, 22’ dhe 39, si dhe goli i McGinn në minutën e 35, i dhanë fitoren Aston Vilës në këto 45 minuta të para. Golin e nderit për Liverpulin e realizoi Salah në minutën e 32.
Me fillimin e pjesës së dytë, Aston Vila realizoi edhe 3 gola të tjerë. Pas tripletës së çmendur të Witkins, Barkley shënoi një dopietë, por dhe talenti Grealish realizoi kundër kampionëve në fuqi të Anglisë. Për ekipin e Liverpulit, Salah realizoi dy gola, fillimisht në minutën e 32 dhe tjetrin në minutën e 60.
Me këtë humbje, Liverpuli renditet në vendin e 3 me 9 pikë, ndërsa Aston Vila ngjitet në vendin e 4 me pikë të barabarta me skuadrën e Jurgen Klop.