Michael Schumacher nuk arrin ende të flasë, ndërsa komunikon me të tjerët vetëm me sy.
Këto janë disa nga detajet mbi shëndetin e legjendës së Ferrarit të zbuluara nga Elisabetta Gregoraci, gjatë një reality-show në Itali, “Grande Fratello Vip 2020”.
Gregoraci shtoi gjithashtu se 51-vjeçari gjerman dhe familja e tij janë zhvendosur në një vilë, në ishullin spanjoll të Majorkas.
“Gruaja ka ngritur një spital në shtëpi. Nuk flet, komunikon vetëm me sy. Vetëm tre persona mund ta takojnë dhe unë e di cilët janë ata.
“Po lufton, ndërsa ne vetëm mund t’i qëndrojmë pranë. Gruaja e tij ka vendosur të transferohen në ishull dhe në residencë gjendet çdo gjë që mund t’i vijë në ndihmë.”, u shpreh Gregoraci.
Michael Schumacher, një ndër emrat mnë të mëdhenj të historisë së Formula 1, pësoi një a.ksident në dhjetor të 2013-ës teksa po bënte ski në Meribel të Francës gjatë pushimeve me familjen.
Ish-piloti i Ferrarit dhe Mercedes, pësoi një goditje të fortë në kokë, që shkaktoi dëmtime të mëdha cerebrale duke bërë që ai t’i nënshtrohej 2 ndërhyrjeve kirurgjikale, pas të cilave qëndroi në koma për 6 muaj.
Informacionet mbi gjendjen e tij shëndetësore kanë qenë shumë të pakta, ndaj dhe të tilla deklarat kanë interes të madh për opinionin publik, sidomos kur bëhet fjalë për 7-të herë kampionin e botës.