Krahas urdhrave për b.ombardimin e qyteteve në Jug të vendit, për të shtypur revoltat pas mashtrimit me firmat piramidale, komisioni hetimor parlamentar për hetimin e ngjarjeve janar-qershor 1997, ka identifikuar edhe personazhet kryesore, të cilët kanë mobilizuar dhe a.rmatosur militantët e Partisë Demokratike, për të “l.uftuar” kundër Jugut.
Ata janë Shaban Memia, Sabah Jemishta, Ibrahim Mullaliu dhe Blerim Çela, që të katërt “ushtarë” të Sali Berishës. Shaban Memia ka qenë deputet i PD-së mjaft aktiv në ngjarjes e ’96, ’97 dhe grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998.
Pas rikthimit në pushtet, Berisha e emëroi Shaban Meminë në krye të ALUIZNI-t. Blerim Çela ka qenë gjithashtu kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit deri në 1997, deputet i PD-së si dhe shef i financës së PD-së nga 1997-2009.
Ibrahim Mullaliu ishte përfaqësues lokal i PD-së në Kavajë, i nderuar më pas nga përfaqësuesit vendorë të PD-së. Sabah Jemishta ishte përfaqësues i PD-së në Durrës, i shpërblyer më pas nga Sali Berisha, duke e emëruar Prefekt të Durrësit.
Në raportin e komisionit hetimor, për këta persona thuhet se “… në këtë kohë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, Gardës së Republikës dhe SHIK-ut, janë shpërndarë a.rmë personave civilë me preferencë politike.
Kemi të dhëna se një shpërndarje e tillë a.rmësh me lista është nxitur e motivuar nga disa drejtues të pushtetit lokal, si masa për të mbrojtur shtetin dhe qeverinë nga kryengritësit dhe ‘rebelët e jugut’ nga ‘k.ërcënimi komunist’, ku veçanërisht me aktivë rezulton se janë treguar Shaban Memia në Tiranë, Sabah Jemishta në Durrës, Ibrahim Mullaliu në Kavajë dhe Blerim Çela në Progonat”./shqiptarja.com