Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat” dhe është dënuar me një vit e gjysmë b.urg.
Ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vit b.urg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën penale.
Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski.
Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.
Ndërsa me 6 muaj b.urg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski, raporton Alsat.