Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari.
Berisha ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjet që kishin ndodhur para se Haajdari të ekzekutohej pranë selisë së Partisë Demokratike.
Ai ka akuzuar shtetin se qëndron pas vrasjes së Hadarit, e po ashtu pas ekzekutimit të vrasësve.
Gazetari Blendi Fevziu i tha se edhe Berisha është akuzuar se ka patur dorë në zhdukjen e Hajdarit.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Jeni akuzuar që keni patur dorë në zhdukjen e Azem Hajdarit
Berisha: Këto janë akuza të atyre që duan të mbulojnë krimin e shëmtuar që kryen. Unë me Azem Hajdarin kam patur marrëdhënie të shkëlqyera. Azem Hajdari ka qenë Azem Hajdar. Luajaliteti i tij dhe ndaj njëri-tjetrit ka qenë i përsosur në çdo kohë.
Ndaj e dhunoi dhe kërkoi ta largonte nga PD dhe parlamenti duke i sajuar një seri akuzash si trafikant.
Berisha tha se Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk e thërrisnin dot. Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari Blendi Fevziu ku i tha se ‘i ke ndërruar shpesh vrasësit’ duke e kapur kështu mat ish-kryeministrin .
“Fatos Klosi dhe Arben Rakipi bënë një lojë dhe bënë skupe se nuk më thërrisnin dot. E para unë do t’ju bëja pretencën politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular. Çfarë të thoja unë duhej të verifikohej. Vetëm në 12 orë unë kam dhënë 3 konferenca shtypi”, është shprehur Berisha.