Për herë të parë në historinë e “Oscar”, çmimin më të rëndësishëm të këtij eventi të rëndësishëm për kinematografinë e fitoi një film i huaj, koreano-jugori “Paraziti”.
Këngëtari italian, Gianni Morandi festoi dhe ai “fitoren”, në një farë mënyre, pasi në film shfaqet dhe një këngë e tij, “In ginocchio da te”.
Morandi publikoi një video në “Facebook”, ku thotë: “Gjëja më e bukur është se në film kanë futur këngën time “In ginocchio da te”, që e kam realizuar rreth 20 vjet më parë. Gjithsesi, jam i lumtur. Filmi është shumë i bukur dhe brenda ka diçka italiane”.