Shtëpitë më të lira në Europë sesa në Tiranë. Çmimet të papërballueshme për familjet mesatare. Pas tërmetit, tregu i pasurive të paluajtshme ka pësuar rritje çmimesh. Taksat bashkiake të shtuara, por dhe cilësia e përmirësuar e ndërtimeve, ka bërë që metrat katror të një apartamenti të kenë çmime të kripura.
Por pavarësisht kësaj kantieret e hapura të pallateve i sheh kudo dhe sektori i ndërtimit është gjithnjë në lulëzim.
A pritet që ky fluks të sjellë në të ardhmen stok apartamentesh?
Sipas ekspertëve imobiliar paratë pa origjinë kanë prishur ekuilibrat e çmimeve. Në kryeqytet çmimet kanë arritur deri në 2200 euro metri katror. Sipas të dhënave nga Numbeo, portali që mat indeksin e jetesës, Shqipëria renditet si vendi me kostot më të larta të banesave. Me të ardhurat mesatare, një familje shqiptare arrin të kursejë 2000 euro në vit, ndërkohë që çmimet e një shtëpie fillojnë nga 1000 euro dhe janë duke njohur vetëm rritje.