Po bëhet gjithnjë e më i rëndë bilanci i viktimave të epidemisë prej koronavirusit. 97 viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit e kanë çuar numrin e vdekjeve në Kinë në 910, ndërsa rastet e të infektuarve kanë tejkaluar shifrën 40,000 (40.547).
Numri i përgjithshëm i atyre që mbahen nën vëzhgim që kanë paraqitur të paktën një simptomë të infeksionit ka shkuar në 188 000 kurse mbi 3000 konsiderohen të shëruar dhe kanë dalë nga spitalet.
Ndërkohë në internet qarkullojnë fotografi që tregojnë se si transportohen për në spitale apo qëndrat e karantinës të infektuarit me virusin e ri kinez.