Kukës- Wolfsburg
Kukësi është larguar nga UEFA Europa League pas një humbje 0-4 kundër gjermanëve të Wolfsburg.
Ekipi i Bundesligës ishte shumë i fortë për verilindorët e Gegës, të cilët u ndëshkuan katër herë.
Që në minutën e 21-të, Weghorst kalon në avantazh Wolfsburg, para se Lecroix të dyfishonte në të 33-tën. Edhe pse u goditën dy herë, verilindorët kishin mundësinë të shkurtonin shifrat, dy minuta më pas.
Por Rroca tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe portieri Casteels e ndal tentativën e mesfushorit.
Wolfsburg nuk e vuri për asnjë moment në diskutim kualifikimin, duke shënuar edhe dy herë të tjera.
Weghorst dhe shqiptari Mehmedi vendosën rezultatin final të sfidës në 0-4.
Laçi -Hapoel Beer Sheva
Laçi ishte vetëm një hap larg turnit të tretë të Europa League, por minutat e shtesës i kanë dhënë biletën izraelitëve të Hapoel Beer Sheva, të cilët përmbysën gjithçka në 3 minuta.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ndërsa me nisjen e të dytës Kyrian Nëabueze kaloi Laçin në avantazh.
Hapoel Beer Sheva shtoi presionin dhe në minutën e 86 Ardit Deliu e la skuadrën e Cungut me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë.
Ndërkohë, kur u mendua se fitorja u arrit, izraelitët barazojnë në minutën e 91, ndërsa vetëm 3 minuta më pas shënojnë edhe golin e fitores, duke thyer ëndrrën e kurbinasve.
Teuta-Granada
Teuta e ka mbyllur aventurën e këtij sezoni në Europa League me një humbje 0-4 në Durrës ndaj një kundërshtari shumë të fortë, spanjollët e Granada-s.
Teuta u dorëzua që në pjesën e parë, ku pësoi 3 gola. Soldado realizoi vetëm pas 2 minutave loje, ndërsa Kenedy dhe dy Herrera realizuan edhe dy golat e tjerë.
Edhe ne pjesën e dytë, Granada vijoi dominimin, por u tregua më e përmbajtur duke realizuar vetëm një herë me Herrera-n, i cili e vulosi rezultatin në 0-4.
Ndërkohë, 10 minuta para fundit, Teuta mbeti edhe me një lojtar më pak, pas largimit me kartonin e dytë të verdhë të Beqjajt.
Një tjetër skuadër shqiptare, Renova, u eliminua në këtë fazë të Europa League, pasi u mund 0-1 në fushën e saj nga kroatët e Hajdukut të Splitit.