Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë një deklaratatë të fortë ku tha se në 26 qershor kur u nis për në Uashington për t’u takuar me Vuçiç, në draftin e marrëveshjes ka qenë edhe pika 10, e cila kishte të bënte me njohjen e Kosovës nga Serbia.
Por kjo pikë nuk është përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar nga Vuçiç dhe Hoti pak ditë më parë, dhe Thaçi thotë se kjo mund të jetë hequr për shkak se nuk është rënë dakord me Serbinë.
“Është me rëndësi që të gjithë liderët kërkuan që SHBA të ketë rol udhëheqës dhe kjo ka ndodhur. Kemi pasur skepticizëm për angazhimet e të tjerëve për Kosovën. Në draftin e kaluar ishte pika 10 për njohjen e Kosovës por është hequr. Nuk e di pse ka ndodhur.
Është e vlefshme pa atë pikë?
Duhet të shikojmë rrafshin strategjik. Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm për njohjen e saj globale, siç ishte njohja nga Izraeli. Pika 10 nuk ishte sepse Serbia nuk e ka pranuar.
Kush ju ka kthyer nga rruga në 26 qershor?
Doja që politika të mos ndërhyjë në drejtësi dhe anasjelltas, por për mua rëndësia nuk është pjesëmarrja fizike por Kosova. Rrugën time e kanë prerë, por projektin nuk mund ta ndalin.
Do ta pranonit heqjen e pikës 10?
Kjo marrëveshje duhej të përmbyllej para 2 viteve, por ju e dini për konspiracionet dhe akuzat që kanë ndodhur sikur në SHBA do të nxirreshin thikat për të copëtuar hartën e Kosovës.