Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan filloi në prill të vitit 2011 nga ish qeveria e Sali Berishës. Fillimisht rruga u tenderua me një çmim 290 milionë dollarë dhe ishte parashikuar që të përfundonte në vitin 2014.
Por gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme dhe kostoja është rritur vazhdimisht duke çuar edhe në arrestimin e ish drejtorit të Autoritetit Rrugor i emruar aty nga LSI dhe Ilir Meta Dashamir Xhika.
Sipas të dhënave zyrtare kostoja totale e Tiranë Elbasan ka arritur në rreth 370 milionë dollarë, por edhe kjo shumë nuk është përfundimtare.
Me fondet e tjera shtesë që kërkohen kostoja e rrugës shkon në plot 400 milionë dollarë ose 40 për qind mbi vlerën e tenderuar.
Një skenar i ngjashëm me rrugën Durrës-Kukës, ku kostot kanë dalë jashtë kontrollit. Por me një ndryshim. Rruga Tiranë-Elbasan, e cila duhet të ishte ndërtuar që në vitin 2014, nuk mbaronte asnjëherë ndaj u deshën disa disa shtesa në buxhet.
Kjo ishte metoda e Sali Berishës e ngjashme me rrugën e Kombit ku inaguronte tunelin , vidhte lekët dhe rrugët nuk kanë përfunduar edhe pas kaq vjetësh, megjithëse kanë gllabëruar dhe vazhdojnë gllabërojnë miliona. Madje edhe krijojnë probleme me koncesionarët për shkak të mungesës së fondeve, duke i detyruar të ndërpresin punimet dhe të kërkojnë dëmshpërblime, për humbjet e krijuar, para që rëndojnë mbi buxhetin e qeverisë aktual dhe të taksa paguesve shqiptarë.
Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë poshtërsitë e hadutëve të Metës dhe zullumet e Sali Berishës . Madje Arbitrazh Ndërkombëtar për Këtë kontratë të Berishës dhe Haxhinastos ka gjobitur me 40 milion dollar Shqipërinë, ku lehsi i Saliut, Strazua bënë fajtore qeverinë Rama, duke menduar se memoria dhe infarmacionet e shqiptarëve janë të nivelit të këtij idioti, që si shumë idiot të tjerë i janë ngjitur PD si ai pas këpucës, duke qelbur dynjanë. /Ekskluzive.al